image Procesi i rinumërimit të votave përfundon këtë javë

Kosovë

KQZ/ Procesi i rinumërimit të votave përfundon këtë javë

news image

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.

Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.

Deri më tani janë rinumëruar 1,101 vendvotime ose 78.25% nga 1,407 vendvotime gjithsej.

Ndryshe, procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, me ditën e diel që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së. /Gazeta Sinjali/