image Problemet shëndetësore që mund të tregojë fryrja e barkut

Shëndetësi

Shëndeti/ Problemet shëndetësore që mund të tregojë fryrja e barkut

news image

Fryrja e barkut është një nga gjendjet më të shpeshta të shumë prej nesh, ku 10-30% e popullsisë botërore vuajnë sistematikisht prej saj.

Menstruacionet ose konstipacioni janë vetëm disa nga shkaqet kryesore, por nëse situata në fjalë nis e bëhet kronike, pas saj mund të fshihet diçka edhe më e rëndë.

Ndër problemet shëndetësore që mund të paralajmëroj barku i fryrë janë:

Probleme me mëlçinë, që mund të shkaktohen nga alkooli, hepatiti C apo kanceri.    

Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), e cila është një gjendje që prek kryesisht zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku dhe madje edhe fryrje.

Diverticulitis është inflamacioni i qeskave të vogla të quajtura diverticula që zhvillohen përgjatë mureve të zorrëve.

Një tjetër shkak mund të jetë kanceri në pankreas, stomak, zorrën e trashë, mitër dhe vezore

Stresi- shëndeti mendor është drejtpërsëdrejti i lidhur me gjendjen në fjalë.

Infeksion urinar, i cili shkakton urinim të shpeshtë, fryrje dhe dhembje barku./Gazeta Sinjali/