image Publikohen pamjet ku Messi shihet duke e injoruar zv/trajnerin gjatë ndeshjes me Celta Vigon

Futboll

Publikohen pamjet ku Messi shihet duke e injoruar zv/trajnerin gjatë ndeshjes me Celta Vigon

news image

Barcelona ka barazuar me Celta Vigon me rezultat 2:2 duke humbur epërsinë në klasifikim ndaj rivalit Real Madrid.

Gjatë kësaj ndeshje, kamerat televizive kanë kapur momentin kur Lionel Messi shihet teksa e injoron ndihmës trajnerin Eder Sarabia, teksa ai po përpiqej t’i jepte udhëzimet edhe argjentinasit, transmeton Gazeta Sinjali.

Pamjet tregojnë se si Messi largohet me zero interes për ato se çfarë po thoshte zëvendësi i trajnerit Quique Setien.

Pas ndeshjes, sipas “Marca”, lojtarët sulmuan Setien, duke kritikuar zëvendësimet e tij.

Trajneri e kishte zëvendësuar shënuesin e dy golave, Luis Suarez rreth dhjetë minuta para fundit, duke e futur Antoine Griezmann në vend të tij. 

Në minutën e 89, Iago Aspas shënoi për ta barazuar rezultatin në 2:2. /Gazeta Sinjali