image Probleme në Volvo, kompania suedeze shënon rënie të shitjes prej 4.6 për qind

Automjete

Probleme në Volvo, kompania suedeze shënon rënie të shitjes prej 4.6 për qind

news image

Nga kompania suedeze Volvo nuk vijnë lajme edhe aq të mira, ky gjigant evropian ka njoftuar se ka shënuar rënie të shitjes në gusht dhe atë për 4.6 për qind, duke arritur të shet vetëm 43.666 mjete motorike në mbarë botën.

Në një kumtesë të lëshuar për media, thuhet se mungesa globale e komponentëve dhe shumë faktorë tjerë, kanë vazhduare të ndikojnë në porositë e pakta nga kjo kompani, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kërkesat nuk është se janë të dobëta, por mungesa e shumë komponentëve si dhe mungesa e energjisë elektrike dhe shpërthimi i COVID-19, kanë ndërprerë prodhimin, thuhet ndër tjera në kumtesën e Volvo.

Volvo Cars gjithashtu ka bërë të ditur se përkohësisht do të mbyll fabrikën e saj në qytetin kinez Chengdu, për shkak të kufizimeve të shkaktuara si pasojë e COVID-19.

Madje edhe një fabrikë tjetër e tyre është goditur nga kjo mbyllje, dhe për këtë kompania ka shënuar rënie në shitje. 

/GazetaSinjali/