image Probleme me rrymë në Kosovë përsëri për shkak të erërave të forta – KEDS angazhon 250 punëtorë

Kosovë

Probleme me rrymë në Kosovë përsëri për shkak të erërave të forta – KEDS angazhon 250 punëtorë

news image

KEDS ka angazhuar mbi 250 punëtorë në terren të ndarë në dhjetëra ekipe, pas erërave të fuqishme që janë rikthyer në shumë pjesë të vendit.

Ata janë të pajisur me makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e prekura nga kushtet atmosferike.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar, por ta raportojnë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri te konsumatori i fundit.