image Probleme me rrymë, banorët e fshatrave të Mbivadës bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Pejë

Kosovë

Erërat/ Probleme me rrymë, banorët e fshatrave të Mbivadës bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Pejë

news image

Problemet me energji elektrike e rregullimi i prishjeve që po zgjat me ditë të tëra, ishin arsyet që banorët e fshatrave të Mbivadës bllokuan magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Protesta e tyre nisi në ora 10:00, në fshatin Rakosh, ku morën pjesë banorët e fshatrave të Mbivadës: Uçë, Rakosh, Shushicë, Zhakovë, Kërrninë, Cerkolez e Syriganë.

Erërat e forta që kane qenë dy javë parë në këtë regjion, kanë bërë që sistemi elektrik në këto fshatra të dëmtohet.