Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që të njëjtit i janë gjetur substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Ersan Mazreku”, në Prizren ku i dyshuari A.A është ndaluar për një kontroll nga policia.
Të dyshuarit i është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku më pas i njëjti është dërguar në stacionin policor në Prizren për tu intervistuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Posedimi i paautorizuar i substance narkotikëve, psikotrope ose analoge nga neni 269 i KPRK-së”.
Ndryshe sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.