image Prizrenasi ia zë derën ish-gruas së tij, e kërcënon me jetë e më pas e rrah brutalisht  

Siguri

Prizrenasi ia zë derën ish-gruas së tij, e kërcënon me jetë e më pas e rrah brutalisht  

news image

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën ‘Besnik Belloda’ në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore atje për shkak të lëndimeve trupore të cilat dyshohet se ia shkaktoi ish-bashkëshorti i saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar 24-vjeçaren. Ajo ka deklaruar se ish bashkëshorti i saj ka shkuar në banesën ku ajo jeton dhe i njëjti e ka kërcënuar me jetë.

Përpos kësaj, 41-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur brutalisht me grushte nëpër trup.

Njësitë policore janë vënë në kërkim të të dyshuari, mirëpo ende nuk është arritur që të lokalizohet vendndodhja e tij, pasi që i njëjti pas kryerjes së aktit është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/