Policia u ballafaqua dje me një person në një pikë kontrolli në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një person i sulmoi dhe nuk iu bind urdhrave.
I dyshuari u ndalua pasi kishte shkelur rregullat e trafikut derisa po lëvizte me veturën e tij Golf.
Sinjali mëson se pas shqiptimit të tiketës, i dyshuari në shenjë pakënaqësie, kishte fyer zyrtarët policorë.
Edhe pasi Policia i kërkoi të largohej, i njëjti kishte vazhduar të mos i përfillë urdhrat e policëve, të cilët më pas u detyruan ta arrestojnë.
Gjatë arrestimit i dyshuari kishte rezistuar shumë, duke eskaluar në sulm ndaj policëve, që i ka goditur me shqelma në këmbë. Megjithatë atij i janë vënë prangat dhe është dërguar në stacion policor.
Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’.