image Prizren: Vetura godet 18-vjeçaren me biçikletë në zebra

Siguri

Prizren: Vetura godet 18-vjeçaren me biçikletë në zebra

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren, rreth orës 19:20, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e lënduar një 18-vjeçare, e cila gjatë kohës sa po kalonte në zebra me biçikletë, është goditur nga një veturë e tipit “VW”, me ç’rast ka pësuar lëndime dhe është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sinjali mëson se, automjeti që shkaktoi aksidentin, po drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili nuk ka arritur të përshtatë shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.

Burime të Sinjalit brenda spitalit, bëjnë të ditur se gjendja e 18-vjeçares është stabile dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/