image Prizren: Rrah babanë për një rrobalarëse dhe ikën nga shtëpia

Siguri

Prizren: Rrah babanë për një rrobalarëse dhe ikën nga shtëpia

news image

Një burrë në Prizren e ka raportuar në polici djalin e tij, me të cilin thotë se ka pasur në vazhdimësi mosmarrëveshje dhe është sulmuar fizikisht disa herë nga ai, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari është larguar nga shtëpia dhe momentalisht nuk dihet vendndodhja e tij.

Gazeta Sinjali mëson se viktima ishte sulmuar edhe dje nga i biri për shkak të një mosmarrëveshje që kishin gjatë riparimit të një rrobalarëse, të cilën ai e kishte dëmtuar./Gazeta Sinjali/