image Prizren/ Gruaja e gjen burrin të vdekur në shtëpi

Siguri

Prizren/ Gruaja e gjen burrin të vdekur në shtëpi

news image

Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin, në shtëpinë e tyre, raporton Sinjali.

Policia ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.

Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes.

/GazetaSinjali/