Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se e ka gjetur pa shenja jete bashkëshortin, në shtëpinë e tyre, raporton Sinjali.
Policia ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje në raport.
Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes.