Një qytetar nga Prizreni ditën e djeshme e kishte raportuar në Polici veturën e tij si të vjedhur, pasi që i njëjti ka pretenduar se dikush kishte tentuar t’ia vjedh, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërkaq, sot i njëjti është paraqitur sërish në Polici, duke deklaruar se vetura nuk është vjedhur, por e ka harruar vendin se ku e kishte parkuar.
Lidhur me këtë rast, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për Gazetën Sinjali bëri të ditur se vetura në fjalë është gjetur në një parking të automjeteve në tregun e gjelbër në Prizren.
“Pronari e ka raportuar si rast vjedhje, po sot vetura e raportuar si rast i vjedhjes është gjetur në një parking të automjeteve në tregun e gjelbër në Prizren”, deklaroi ai.