Një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur në Prizren, rreth orës 16:15, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, ai kishte qenë me vajzën e tij, kur është sulmuar nga dy të dyshuarit, të cilët kanë përdorur edhe sprej.
Ai ka pranuar tretman mjekësor.
Gazeta Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor” dhe hetimet për zbardhjen e tij kanë filluar./Gazeta Sinjali/