Dhuna në familje është bërë kryetemë e mediave kohët e fundit, sidomos pas vrasjes së 48-vjeçares nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i dhunës ka ndodhur sot në fshatin Petrovë të Prizrenit, ku dyshohet se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se i dyshuari ka probleme psikike dhe i ka shkaktuar nënës së tij lëndime të lehta trupore.
Siç mëson Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
E ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhunë në familje”.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se i dyshuari është dërguar në forenzikën psikiatrike në Prishtinë.