image Prizren/ Arrestohet një person për bixhoz të jashtëligjshëm

Siguri

Prizren/ Arrestohet një person për bixhoz të jashtëligjshëm

news image

Një person është arrestuar në Prizren pasi kishte zhvilluar lojëra të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, në lokalin e të dyshuarit, janë sekuestruar tri shtëpiza të kompjuterit dhe një printer.

Rasti është nën hetim por i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaSinjali/