image Prizren: 23-vjeçari i dehur ikë para syve të Policisë me shpejtësi "të dritës", zbret dhe fillon të vrapojë

Siguri

Prizren: 23-vjeçari i dehur ikë para syve të Policisë me shpejtësi “të dritës”, zbret dhe fillon të vrapojë

news image

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti derisa ishte në gjendje të dehur, ka arritur të ikë nga Policia pasi dyshohet se veturën e kishte pasur pa regjistrim. I riu, i cili u kap në Prizren është emër i njohur për Policinë, pasi ka të kaluar kriminale, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur Policia, i dyshuari sapo kishte vërejtur veturën e tyre ishte futur në një rrugicë dhe duke rritur shpejtësinë nuk e kishte respektuar patrullën policore, e cila kishte sinjalizuar me dritë rotative që i njëjti të ndalojë.

Si pasojë e gjendjes së dehur dhe shpejtësisë së madhe, 23-vjeçari kishte aksidentuar një automjet të parkuar.

“Me date 05/06/2023 rreth orës 21:15 patrulla policore e Njësisë Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, gjate patrullimit me veture civile, në rrugën Wiliam Volker, në lëvizje ka verifikuar targat e një automjeti, I cili ka rezultuar pa regjistrim nga data 02/06/2021”.

“I dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është future në një rrugice. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë. I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, zyrtarët patrullues kishin vazhduar me kërkimin e veturës dhe kur kishin arritur ta ndalojnë, i dyshuari kishte zbritur nga vetura dhe ka filluar të vrapojë në këmbë në drejtim të stacionit të trenit.

“Megjithatë policët kanë arritë të ndalojnë te dyshuarin pas rreth 600 ( E.E.23 vjeç) nga Prizreni, i cili ishte në gjendje të dehur, ai arrestohet, prangoset dhe dërgohet në Stacion për procedurë ligjore. Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, bëhet e ditur se nga sistemi i te dhënave për personave vërtetohet se i dyshuari ka të kaluar kriminale si i dyshuar për vjedhje grabitqare, dhunë në familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike.

/GazetaSinjali/