image Pritje të gjata për mërgimtarët në disa pika kufitare

Kosovë

Pritje të gjata për mërgimtarët në disa pika kufitare

news image

Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin deri në 3 orë për të kaluar kufirin, raporton Gazeta Sinjali.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 35 minuta, ndërkaq në Merdare 20 deri 30 minuta.

Kolona të gjata janë krijuar edhe në Vërmicë, Hanë të Elezit dhe në Qafë të Morinës.

/GazetaSinjali/