Kolona të gjata janë krijuar në disa pika kufitare, ku qytetarët po presin deri në 3 orë për të kaluar kufirin, raporton Gazeta Sinjali.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 35 minuta, ndërkaq në Merdare 20 deri 30 minuta.
Kolona të gjata janë krijuar edhe në Vërmicë, Hanë të Elezit dhe në Qafë të Morinës.