Janë kthyer sërish pritjet në vendkalimet kufitare me Kosovën
Fluksi i madh i bashkatdhetarëvë të cilët kanë mësyrë Kosovën për t`i kaluar festat e funvititi ka bërë që të krijohen kolona të gjata në pikë kalimet kufitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritje më të mëdha të bashkatdhetarëve këtë mëngjes janë regjistruar në pikalimin kufitar në Mërdarë ku qytetarët po detyrohen të presin prej 3 e 20 minuta deri në 4 orë për të hyrë në Kosovë.
Në pikalimin kufitar te Dheu I Bardhë pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë, në Jarinje 1 orë deri në 1 orë e 40 minuta ndërsa në Muçibabë rreth 1 orë./ Gazeta Sinjali/