image Pritje të gjata në Merdare, kolona edhe në pikat tjera kufitare

Kosovë

Pritje të gjata në Merdare, kolona edhe në pikat tjera kufitare

news image

Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit. E teksa kemi hyrë në Vitin e Ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe gjatë ditës së sotme raportohet për kolona nëpër pika kufitare.

Në dalje të pikës kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë raportohet për kolona më të gjata. Në dalje të Merdares sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kolonat janë deri në 900 metra që i bie 90 deri në 120 minuta pritje për të kaluar këtë pikë kufitare.

Ndërsa rreth një orë po presin bashkatdhetarët që po kalojnë në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Kolonat në këtë pikë kufitare raportohet të jenë deri në 700 metra.

Ndërsa kolona në pikën kufitare në Muçibabë është 100 metra, ndërsa në Jarinje 50 metra./Gazeta Sinjali/