image Pritje në pikat kufitare, në Merdarë më shumë se dy orë

Kosovë

Pritje në pikat kufitare, në Merdarë më shumë se dy orë

news image

Njësoj sikur dje edhe mëngjesin e ditës së sotme pritjet në pikat kufitare janë më të gjata, transmeton Gazeta Sinjali.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sërish ka pritje të gjatë në Merdarë, në dalje dhe te pika tjetër kufitare Dheu i Bardhë.

Në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë dhe në hyrje deri 1 orë, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 45 minuta.

Kolona me automjete në pikën kufitare Merdare, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës, është 800 metra e gjatë.

Radhë të gjata edhe në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, ku është formuar kolona deri në 200 metra e gjatë.

Ndërkaq në Vërmicë ka kolonë deri në 500 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU/Gazeta Sinjali/