image Pritje fantastike nga tifozët e Chicagos drejtuar Shaqirit

Futboll

Pritje fantastike nga tifozët e Chicagos drejtuar Shaqirit

news image

Xherdan Shaqiri është pritur si një hero i vërtetë nga tifozët e ekipit të Chicago Fire, të cilit iu bashkua së fundmi.

Shaqiri vendosi ta provojë një eksperiencë të re përtej Oqeanit Atlantik, duke i dhënë fund asaj evropiane.

Ai e ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri.

29 vjeçari në të kaluarën ka luajtur për: Baselin, Bayern Munchen, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon.

Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët kyç të kombëtares së Zvicrës.

/Gazeta Sinjali Sporti/