image Pritje deri në katër orë në Merdare, Policia e Kosovës me kërkesë për mërgimtarët

Siguri

Pritje deri në katër orë në Merdare, Policia e Kosovës me kërkesë për mërgimtarët

news image

Për shkak të fluksit të madh në pikën kufitare të kalimit në Merdarë Policia e Kosovës kërkon nga mërgimtarët që të shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar, shkruan Gazeta Sinjali.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021) në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Policia e Kosovës ka kërkuar prej qytetarëve që të shfrytëzojnë pikat kufitare në Mutivodë, te Dheu i Bardhë dhe atë në Jarinje, ku nuk ka pritje të gjata.

Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata“. thuhet ndër të tjera në kërkesë.

/GazetaSinjali/