image Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë

Kosovë

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë

news image

Krahasuar me muajt e verës, pritjet në pikat kufitare tashmë nuk janë të gjata, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas përditësimit të fundit të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme pritje më të gjata, krahasuar me pikat tjera kufitare ka në Vermicë, ku qytetarët po presin 20 deri në 30 minuta për të hyrë brenda Kosovës nga Shqipëria. Kurse, në dalje 5 deri në 10 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka kolona dhe se pritjet janë nga 3-5 minuta.

Kujtojmë se nga ora 22:00 është në fuqi ora policore, e cila zgjat deri në 05:00 të mëngjesit dhe gjatë kësaj kohe mund të udhëtohet vetëm për raste emergjente.

Ora policore do të jetë në fuqi deri më 26 shtator, kur pritet të merren masat e reja në bazë të vlerësimeve të situatës me pandeminë koronavirus. /Gazeta Sinjali/