image Pritje deri në dy orë në Merdarë, bashkatdhetarët ikin nga Kosova pas festës së ndërrimit të motmoteve

Kolona/ Pritje deri në dy orë në Merdarë, bashkatdhetarët ikin nga Kosova pas festës së ndërrimit të motmoteve

news image

Kolona të veturave që po e lëshojnë Kosovën janë shfaqur në pikalimin kufitar në Merdarë. Pritjet në këtë pikë janë deri në dy orë për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve që po largohen nga vendlindja e tyre pas kremtimit të festës së Vitit të Ri me familjet e tyre.

Bashkatdhetarët kosovarë që kanë arritur në Kosovë për t`i kaluar festat e fundvitit, kanë filluar të kthehen në shtetet ku janë me vendqëndrim në  botën përëndimore.

Për rrjedhojë është ngarkuar edhe trafiku në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku janë shfaqur kolona të gjata të veturave.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kufirin me Serbinë në Merdarë, sot në mëngjes pritja është 2 orë për ta dalë nga Kosova.

Gjendje shumë më e mirë është sa i përket hyrjes për në Kosovë ku pritjet janë 3 deri në 5 minuta si në Merdarë ashtu edhe në pikëalimet tjetra kufitare të Kosovës. / Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/MPBQKMK/photos/a.986068431557602/1411236159040825/?type=3