image Pritje deri në 2 orë e gjysmë, kolona deri në 1 kilometër/ Gjendja në pikat kufitare

Kosovë

Pritje deri në 2 orë e gjysmë, kolona deri në 1 kilometër/ Gjendja në pikat kufitare

news image

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të MPB-së, ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitar në hyrje-dalje të Kosovës.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet për të dalë janë deri në dy orë, kurse 30 minuta në hyrje. Kurse kolona në dalje është e gjatë afër 1 kilometër.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, në dalje po pritet deri në dy orë e gjysmë, kurse në hyrje rreth një orë e gjysmë. Kurse kolona në dalje është e gjatë 1 kilometër.

Në pikë-kalimet e tjera të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje të gjata.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU

/Gazeta Sinjali/