image Pritet ndryshim i motit, kështu nis java

Kosovë

Parashikimi/ Pritet ndryshim i motit, kështu nis java

news image

Javën e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm, kryesisht me vransira, diell dhe mundësi për reshje shiu. Në pjesën e dytë të javës parashikohet mot më i butë.

Datat:

25.11 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje më vonë vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

26.11 – Kryesisht vranët. Në mbrëmje priten kthjellime.

27.11 – Në mëngjes ftohtë dhe mjegull në ultësira. Ditën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell.

28.11-29.11 – Mot më i butë dhe kryesisht me vransira. Ditën e enjte pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu. Të premten kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 7C, e ditën e mërkurë mund të zbresin deri në 1C. Maksimalet do të luhaten nga 11C deri në 14C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e mërkurë nga jugu-juglindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale. /Gazeta Sinjali/