image Prishtinë/ Pronari mashtrohet nga bashkaksionarët, pretendon se ia kanë tjetërsuar emrin e kompanisë - Sinjali

Prishtinë/ Pronari mashtrohet nga bashkaksionarët, pretendon se ia kanë tjetërsuar emrin e kompanisë

news image

Një qytetar ka denoncuar dje në polici dy bashkaksionarët në firmën e tij, të cilët pretendon se kanë manipuluar me disa dëshmi, të cilat kanë pasur t’i dorëzojnë në prokurori, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë që të dyshuarit kanë manipuluar me dokumentacione të ndryshme, aparat fotografik, gjëra të tjera softuerike dhe harduerike, të cilat kanë të bëjnë me kompaninë e tij.

Pronari ka thënë se bashkaksionarët ia kanë tjetërsuar edhe emrin e kompanisë, si dhe i kanë shkaktuar dëm të madh material.

Keqpërdorimi i besimit dhe manipulimi nga ta, sipas tij, ka zgjatur nga 17 deri më 30 qershor të këtij viti.

Policia bën të ditur se me rastin është njoftuar prokurori, derisa ende nuk është arrestuar asnjë i dyshuar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin