image Prishtinë: Policia i gjen drogë, ia bastis shtëpinë të dyshuarit

Siguri

Prishtinë: Policia i gjen drogë, ia bastis shtëpinë të dyshuarit

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë pasi që të njëjtit iu është konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit  dhe është konifiskuar një peshore digjitale, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20.

Në lidhje me këtë rast, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/