image Prishtinë, nga një muaj paraburgim dy burrave që prodhonin substanca narkotike

Siguri

Prishtinë, nga një muaj paraburgim dy burrave që prodhonin substanca narkotike

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve F.O. dhe A.O., për shkak të veprës penale prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri nga neni 187, ngase ekzistojnë rrethana, të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurve me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonin rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/