Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur dje në Prishtinë, ku babai i një vajze ka raportuar në polici se vajza e tij e ka braktisur foshnjen e lindur në spital dhe nuk dëshiron ta marrë pasi që fëmijën nuk e pranon babai i foshnjës, raporton Gazeta Sinjali.
Si pasojë e kësaj, Policia e ka arrestuar babanë e foshnjës, ndërsa nëna dhe foshnja po qëndrojnë në spital edhe për disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovar e ka lindur një fëmijë në spital dhe nuk dëshiron ta marrë fëmijën pasi që fëmijën nuk e pranon babai i foshnjës. I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nëna dhe foshnja kanë mbetur në spital edhe disa ditë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/