Semaforët kryesorë tek Posta e Madhe në Prishtinë janë duke u pastruar nga reklamat e shpalljet e vendosura në ta, por në ndërkohë tregohet zero kujdes ndaj ambientit, raporton Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet një punëtor i cili po i pastron ata semaforë, por që nuk kujdeset edhe për mbeturinat e krijuara si rezultat i pastrimit, ato fluturojnë dhe i merr era.
Veprimin e tij, ky sinjalizues e ka cilësuar si moskujdes ndaj ambientit./Gazeta Sinjali/