image Mërgimtari thyen rregullat në Kosovë

Kosovë

Kundërvajtje/ Mërgimtari thyen rregullat në Kosovë

news image

Një mërgimtar gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës ka gjetur “vendin ideal” për parkim të veturës.

Një mërgimtar gjatë ditës së sotme në qytetin e Pejës ka gjetur “vendin ideal” për parkim të veturës.

Para semaforit, në qendër të qytetit të Pejës. Këtë vend e ka zgjedhur një mërgimtar për ta parkuar veturën e tij.

Bashkatdhetarit nga Zvicra as që i ka bërë përshtypje fakti që ka shkelur rregullat e trafikut. E ky veprim kundërligjor nuk është vërejtur nga policia.

Kundërvajtësi me veturën luksoze BMW është parë me habi nga kalimtarët e rastit për veprimin e tij.

Ai ka zgjedhur vendlindjen për të abuzuar me ligjin, ndryshe nga vendi prej nga vjen, Zvicra ku për një veprim të tillë do të gjobitej rëndë.

Fotoja nga vendi i ngjarjes në redaksinë e Sinjalit, është dërguar nga një sinjalizues./Sinjali/