image Digjet një veturë plotësisht në qendër të Pejës

Kosovë

Trafik/ Digjet një veturë plotësisht në qendër të Pejës

news image

Një veturë në qendër të Pejës është përfshirë nga zjarri para pak minutave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar një video ku shihet se vetura tek semaforët në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Sipas sinjalizuesve, shoferi i veturës ka arritur të largohet nga vetura pak qaste para se vetura të përfshihet nga zjarri. Ndërkohë që vetura që është djegur plotësisht raportohet të ketë qenë taksi.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar deri tek djegia e plotë e veturës.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar edhe më tutje për këtë rast/Gazeta Sinjali/