image Prishtinë/ Godet me veturë zyrtarin policor dhe ikë, Policia gjuan dy herë

Siguri

Prishtinë/ Godet me veturë zyrtarin policor dhe ikë, Policia gjuan dy herë

news image

Policia e Kosovës dje ka tentuar ta ndalojë një veturë në të cilën ishte personi që ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa policia ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin, i njëjti derisa ka ikur kishte goditur një zyrtar policor.

Sipas njoftimit të policisë, zyrtari policor në vetëmbrojtje gjatë tentimit për ta ndaluar veturën e të dyshuarit ka shtënë dy herë në drejtim të veturës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, në Prishtinë. /GazetaSinjali/