image Prishtinë: Djali përdorues i narkotikëve bën telashe nënën e tij, ajo e frikësuar njofton Policinë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Prishtinë: Djali përdorues i narkotikëve bën telashe nënën e tij, ajo e frikësuar njofton Policinë

news image

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shkak për këtë shpesh herë është përdorimi i substancave narkotike, të cilat bëjnë që të rinjtë të jenë agresivë e të dhunshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Prishtinë, ku një djalë dyshohet se i ka shkaktuar telashe nënës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 55-vjeçarja ka denoncuar rastin në organet e rendit, ku ka deklaruar se djali i saj është përdorues i substancave narkotike dhe për këtë shkak ai bëhet agresiv.

Gjatë ditës së djeshme i dyshuari është larguar nga shtëpia për shkak të një konflikti verbal që ka pasur me nënën e tij. Por më pas i njëjti është kthyer dhe ka bërë veprime të dhunshme, gjë e cila ka ngjallur frikë e shqetësim te nëna e të dyshuarit.

Përballë kësaj situate ajo ka lajmëruar Policinë, ku ka deklaruar se nuk ndihet e sigurt në praninë  e djalit të saj dhe ka frikë se i njëjti mund ta sulmojë.

I dyshuari ende nuk është arrestuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/