image Prishtinë: Burri ndihmohet nga vajza për ta rrahur bashkëshorten

Kosovë

Prishtinë: Burri ndihmohet nga vajza për ta rrahur bashkëshorten

news image

Mbrëmë rreth orës 23:00 një grua nga Prishtina është ankuar në polici se bashkëshorti dhe vajza e saj e kanë sulmuar fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se nga kjo ngjarje viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu në përgjigjen e policisë është bërë e ditur se burri ndodhet në arrati, kurse vajza është arrestuar.

“Në rrugën “Hoxhë Kadrija” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00 një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vajza e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara. I dyshuari gjendet në arrati ndërsa e dyshuara femër është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e PK-së. /Gazeta Sinjali/