image Prishtinasi i dehur rrah babain e tij, dërgohet në mbajtje

Siguri

Prishtinasi i dehur rrah babain e tij, dërgohet në mbajtje

news image

Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia ka raportuar se e ka arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj prindit të tij, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës ndaj babait të tij, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali