image Prishtinasi dhe familja e tij kërcënohen me vdekje për shkak se e ndërroi fenë

Kosovë

Raporti/ Prishtinasi dhe familja e tij kërcënohen me vdekje për shkak se e ndërroi fenë

news image

Një person në Prishtinë dhe familjarët e tij janë kërcënuar me vdekje para 3 ditësh.

Siç ka raportuar ai në Polici, arsyeja e kërcënimit ka qenë konvertimi i tij në një fe tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur. Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në tjeter fe (religjion)”, ka njoftuar Policia.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Policisë. /Gazeta Sinjali/