image Prishtina vendimtare, e para me dalje të votuesve në zgjedhje

Kosovë

Përmbysje/ Prishtina vendimtare, e para me dalje të votuesve në zgjedhje

news image

Kryeqyteti duket se e ka determinuar fituesin e këtyre zgjedhjeve parlamentare, sipas të dhënave të KQZ-së.

Në numrin e pjesmarrjes së votuesve deri në mbylljen e vendvotimeve, Prishtina prinë me 56,93%, derisa kështu nuk ishte deri në orën 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Pasditja ka qenë vendimtare që kryeqyteti të prijë me daljen e votuesve në këto zgjedhje.

Pak orë para mbylljes së vendvotimeve, është rritur numri i votuesve që kanë dalur për ta shprehur vullnetin e tyre, teksa vetëm në Prishtinë 92 mijë e 739 persona kanë votuar në total. /Gazeta Sinjali/