image Prishtina sonte feston fitoren e Distria Krasniqit

Sporte Luftarake

Prishtina sonte feston fitoren e Distria Krasniqit

news image

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokyo 2020.

Për fitoren e saj do të festohet sot në Prishtinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që të organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 20:00.

Kjo festë do të organizohet në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe të Kulturës së Komunës së Prishtinës.

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut”, thuhet nga Komiteti Olimpik. /Gazeta Sinjali/