Prishtina Parking ka publikuar disa statistika impresive sa i përket rritjes të së hyrave.
Prishtina Parking ka njoftuar se ka pasur rritje substanciale të të hyrave në parkingjet me laura, që është afër 40%.
“Përmes planifikimit adekuat, vendimmarrjes strategjike dhe ekzekutimit të sakt të masave kundër mashtrimit dhe kundër keqpërdorimeve të brendshme, kemi arritur rezultate të cilat sot na gëzojnë jashtë mase”, thuhet në një njoftim.
Gjithashtu, ata kanë njoftuar se për periudhën janar-maj 2023 pagesat përmes SMS kanë arritur vlerën e 232 mijë euro ose 60% rritje. Sipas tyre, kjo teknologji do të avancohet edhe më tutje përgjatë këtij viti që qytetarët ta kenë më të lehtë pagesën dhe më të avancuar shërbimin.
Ndër të tjerash, Prishtina Parking ka bërë të ditur se goditja e keqpërdorimeve mbetet prioriteti kryesor.
Sipas tyre, goditja e keqpërdorimeve ka qenë vazhdimisht ndër prioritetet kryesore në strategjinë qeverisëse.
Duke implementuar masa të fuqishme kundër keqpërdorimeve, masa adekuate të kontrollës, në mënyrë të suksesshme kemi goditur aktivitetet keqpërdoruese në kuadër të ndërmarrjes, thuhet më tej në njoftim.