image Nga kjo datë çmimet e parkingjeve në Prishtinë do të ndryshojnë

Sociale

Nga kjo datë çmimet e parkingjeve në Prishtinë do të ndryshojnë

news image

Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” për Gazetën Sinjali, ka thënë se projekti i parkingut të ndarë në tri zona pritet të finalizohet me 12 tetor të këtij viti.

Restelica gjithashtu ka bërë të ditur se edhe çmimet do të fillojnë nga 30 centë për orë dhe do të dallojnë nëpër zona.

“Në parkingjet e mëdha si shembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 centë, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 euro ora, ku mund të qëndrohet deri në 2 orë, ose mund të bëhet pagesë ditor 7.5 euro”, ka thënë Restelica.

Për ata qytetarë që banojnë në qendër, çmimi për një muaj për automjetin e parë është 10 euro, kurse për automjetin e dytë 30 euro muaji dhe për të tretin 45 euro muaji.

Për çdo ndryshim të ri, Restelica ka bërë të ditur se banorët e zonave do të njoftohen paraprakisht. / Gazeta Sinjali /