Prishtina ka barazua në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazakistani, Atyrau, me rezultat 2:2.
Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit “Titanic” ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet.
Prishtina kaloi e para në epërsi me ç’rast në minutën e 30, një nga futbollistët kazak e dërgoi në portë për 1:0. Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35).
Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime. Endrit Krasniqi asistoi për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1. Kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2.
Kjo është miqësorja e dytë e Prishtinës në Antalia, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Chernomorest Odesa (4:0).
Takimi i radhës kontrollues luhet më 27 janar (e enjte) ndaj ekipit polak Gornik.
Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq në bregdetin turk po qëndron tash e nëntë ditë. /Gazeta Sinjali Sporti/