image Prishet shoqëria Fifi-Donald, këngëtarja paralajmëron padi për të

Bota e Yjeve

Prishet shoqëria Fifi-Donald, këngëtarja paralajmëron padi për të

news image

Mbrëmë, emisioni më i ri i vëllezërve Veshaj ka filluar, gjatë të cilit u përmendëm shumë njerëz, duke përfshirë Bora Zemanin e Fifin.

Në një sekuencë brenda shtëpisë, Donaldi ka ironizuar edhe me Fifin duke kujtuar vendin ku ajo ka rënë në gjendje të fikët teksa aty ai hodhi lule.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Fifi.

Në lidhje live në Instagram pak minuta pas përfundimit të emisionit, këngëtarja ka paralajmëruar padi ndaj Donaldit.

“Sapo më erdhi një lajm që unë mundem me pa diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, tha Fifi.

/GazetaSinjali/