Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu thotë se ka pasur koordinim diplomatik mes Kosovës, ShBA-së dhe Britanisë për t’ia dhënë Putinit epitetin ‘kriminel lufte’.
Bashkëshorti i presidentes Osmani, përmes një postimi në Facebook e ka radhitur Vjosa Osmanin të parën që tha se Putini është ‘kriminel lufte’.
Sadriu, pas Osmanit e radhiti presidentin amerikan, Joe Biden dhe sekretaren e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’. 15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’. 17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte’”, ka shkruar ai, duke përmendur “sinkronizimin” dhe “rreshtimin” në politikë të jashtme nga tre krerët.