image Familja kërkon ndihmë për trajtimin e 18-vjeçares që ra nga kati i pestë - Sinjali

Familja kërkon ndihmë për trajtimin e 18-vjeçares që ra nga kati i pestë

news image

Safet Bytyqi po kërkon ndihmën e qytetarëve bamirës për shërimin e vajzës së tij 18-vjeçare, e cila më 24 janar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Safetit, Melisa ka qenë duke u trajtuar në QKUK për rreth tri javë, mirëpo për shkak të thyerjeve shumë të rënda në trup ajo është dërguar në Shkup.

Trajtimi i Melisës deri tani, familjes i ka kushtuar 25 mijë e 500 euro, andaj, Safeti po kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi.

“Fatura që përfshin operimet dhe trajtimin e Melisës ka kaluar vlerën e 25500 euro, ne prindërit e Melisës jemi të pa punë edhe kjo shumë është e papërballueshme për neve për ta mbuluar”, ka shkruar prindi i Melisës.

Ai në Facebook e ka postuar edhe diagnozë, raporti dhe fletëlëshimin e QKUK-së.

“Ju lus nga zemra secili që ka mundësi të dhuroj aq sa mundet për vajzën tonë dhe paraprakisht ju falenderoj shumë të gjithëve.
Prindërit e Melisës, Ganimete Bytyçi dhe Safet Bytyçi 049800977
Raiffeisen Bank
IBAN LLOGARIA: XK05 1502040002940241
SWIFT: RBKOXKPR
,
Safet Bytyçi”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin