Safet Bytyqi po kërkon ndihmën e qytetarëve bamirës për shërimin e vajzës së tij 18-vjeçare, e cila më 24 janar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Safetit, Melisa ka qenë duke u trajtuar në QKUK për rreth tri javë, mirëpo për shkak të thyerjeve shumë të rënda në trup ajo është dërguar në Shkup.
Trajtimi i Melisës deri tani, familjes i ka kushtuar 25 mijë e 500 euro, andaj, Safeti po kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi.
“Fatura që përfshin operimet dhe trajtimin e Melisës ka kaluar vlerën e 25500 euro, ne prindërit e Melisës jemi të pa punë edhe kjo shumë është e papërballueshme për neve për ta mbuluar”, ka shkruar prindi i Melisës.
Ai në Facebook e ka postuar edhe diagnozë, raporti dhe fletëlëshimin e QKUK-së.
“Ju lus nga zemra secili që ka mundësi të dhuroj aq sa mundet për vajzën tonë dhe paraprakisht ju falenderoj shumë të gjithëve.
Prindërit e Melisës, Ganimete Bytyçi dhe Safet Bytyçi 049800977
Raiffeisen Bank
IBAN LLOGARIA: XK05 1502040002940241
SWIFT: RBKOXKPR,
Safet Bytyçi”